TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2023, 21:20

Mirlind Daku debutoi me kuqezinjtë, flet babai: E ka patur ëndërr të luajë për Shqipërinë, kishte emocione gjatë ndeshjes me Çekinë

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku debutoi me kuqezinjtë, flet babai: E ka patur ëndërr

Babai i Mirlind Dakut, futbollistit që bëri debutimin e parë me kombëtaren shqiptare, në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites” rrëfen emocionet e ndeshjes me Çekinë dhe zgjedhjen për të veshur fanelën kuqezi.

Ishte një emocion për ne, por ishim të kënaqur që debutoi me kombëtaren shqiptare dhe arriti të marrë rezultat pozitiv, kjo është më me rëndësi”, tha ai. “Gjithmonë e ka pasur ëndërr të luajë për kombëtaren shqiptare dhe ajo ëndërr e tij u bë realitet ditën e djeshme”, shton ai duke theksuar se të dielën do të shikojë të birin në stadiumin “Air Albania”.

Ai thekson se ndihet krenar për arritjen e djalit të tij, ndërsa ky i fundit shton se ka pasur shumë emocione edhe gjatë ndeshjes me Çekinë.

Mirlind Daku ishte shumë i emocionuar për debutimin e tij si kuqezi, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Çekisë e cila u mbyll në barazim 1-1, teksa shpërtheu në lot gjatë intervistës.

Nuk e di, jam pa fjalë. Kur përfundoi ndeshja isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoj me kombëtaren shqiptare. Për mua është arritje e madhe, për familjen time që kemi luftuar për të arritur këtë moment. (Nuk mban lotët)

Për këtë arsye luftojmë këtu, udhëtojmë 12 orë me avion me gjëra, vetëm për të bërë krenar popullin tonë, që me shumë sakrifica ka ardhur në këtë ditë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote, kur sheh gjithë atë popull duke na përkrahur".

babai i mirlind dakut

Lini një Përgjigje