TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2023, 18:56

Dygolësh i Flavio Sulejmanit, kuqezinjtë U-19 bindin ndaj Azerbajxhanit në testin e parë miqësor

Shkruar nga Pamfleti

Dygolësh i Flavio Sulejmanit, kuqezinjtë U-19 bindin ndaj

Shqipëria U-19 fitoi ndeshjen e parë miqësore ndaj moshatarëve të saj nga Azerbajxhani në “Elbasan Arena” me shifrat 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku arriti të triumfonte falë dopietës së realizuar nga Flavio Sulejmani.

90 minuta mjaft të mira të zhvilluara nga kuqezinjtë e ekipit kombëtar. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutën e 51, pas një aksioni nga majta, Krasniqi shmangu bukur një nga kundërshtarët dhe shërbeu në qendër të zonës, ku sulmuesi i Peruxhias, Flavio Sulejmani, goditi me qetësi dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh.

Në minutën e 75, Shqipëria U-19 shënoi sërish, përsëri me Sulejmanin. Pas një aksioni të bukur të kuqezinjve.

Këto dy gola u mjaftuan 19-vjeçarëve kuqezi për të marrë fitoren në këtë përballje. Pesë minuta përpara fundit, Sanan i skuadrës azere u ndëshkua me karton të kuq. Të hënën do të luhet sfida e dytë miqësore mes këtyre dy ekipeve, në Shtëpinë e Futbollit, në orën 16:30.

Trajneri Bulku pati mundësinë për të parë nga afër gjendjen e ekipit, teksa këto sfida luhen në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren U-19 në Grupin 13 së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

shqipëria u-19 azerbajxhan u-19 ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje