TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2023, 20:34

“Kujtova se një avion ra mbi hotel”, trajneri i shpëton mrekullisht tërmetit tragjik në Marok

Shkruar nga Pamfleti

“Kujtova se një avion ra mbi hotel”, trajneri i shpëton

Trajneri i Gambisë, belgu Tom Saintfiet, dhe ekipi i tij ndodhen në Marrakesh për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës, kundër Kongos, që pritej të zhvillohej të dielën.

Fati bëri që ata të ishin në epiqendrën e tërmetit që goditi Marokun, ku aktualisht regjistrohen mbi 1 mijë viktima.

Në një prononcim për mediat, trajneri tha se goditja e tërmetit ishte aq e fortë sa kujtoi se një avion u rrëzua në hotelin ku po qendronte.

Saintfiet tha se fillimisht kishte dëgjuar një zhurmë të madhe dhe mendoi se ishte dikush që trokiste në derën e tij.

Ai tha se disa sekonda më vonë mendoi se një aeroplan ishte përplasur në hotel. Ai e përshkroi përvojën si “tronditëse dhe të tmerrshme”.

Kujtojmë se mbi 1 mijë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi të premten në mbrëmje shtetin afrikan të Marokut. Lëkundja me magnitudë 6.8 u regjistrua në malet Atlas, në Perëndim të vendit, ndërkohë që të plagosurit janë mbi 1200.

Autoritetet konfirmuan se Epiqendra e tërmetit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, me një thellësi 18.5 kilometra dhe lëkundjet u regjistruan në orën 23:11 me orën lokale.

Spitalet në Marrakesh po përballen me një fluks të lartë pacientësh, ndërsa është bërë thirrje për dhurim gjaku.

 

tom saintfiet trajneri i gambisë

Lini një Përgjigje