
Dashuria për vendlindjen nuk harrohet kurrë! Xherdan Shaqiri respekton maksimalisht himnin e Kosovës së tij, ndonëse vesh fanelën e Zvicrës.
Një moment special u regjistrua teksa po luhej himni i Kosovës, në duelin e “Dardanëve” ndaj Zvicrës, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.
Gjatë himnit të Kosovës, përveç lojtarëve të Kosovës, me dorën në zemër u pa edhe Xherdan Shaqiri. Një gjest që tregon mirënjohje dhe respekt për vendin e tij të origjinës, pavarësisht se luan për një përfaqësuese tjetër. Për më tepër shikoni videon:
Lini një Përgjigje