
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese të “EURO 2024”, e vlefshme për Grupin I. Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Kosovën në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 14. Fernandes harkoi nga e majta në zonë, ku Frojler me gjuajtjen e parë e dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë humbje, “Dardanët” i thonë lamtumirë kualifikueseve të “EURO 2024”, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani, pasi ndodhet në vendin e 5 me 3 pikë.
Lini një Përgjigje