TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2023, 21:57

Shkoi të raportonte ndeshjen e kombëtares, gazetari “kapet mat” në kamera me kolegen: Kujdesm ke dikë të zhveshur! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shkoi të raportonte ndeshjen e kombëtares, gazetari “kapet

Një raportim i shkuar keq, e me siguri edhe me pasoja në familje. Video e një gazetari që raporton për ndeshjet e kombëtares së Ekuadorit, ka pushtuar rrjetet sociale këto ditë.

Gazetari Huan Francisko Reuda, i cili kishte shkuar në Argjentinë për të raportuar për ndeshjen e kombëtares së Ekuadorit në kualifikueset e Bortërorit, është bërë protagonisti i një episodi të pazakontë. Ai ka qenë në lidhje direkte nga hoteli i tij, kur në një moment ndërsa tentonte të rregullonte kamerën, ka ndryshuar planin duke shfaqur anën tjetër të dhomës ku shihej një grua gjysmë e zhveshur.

“Kujdes, ke dikë të zhveshur! Ndërro planin”, tha një nga personat në studio për ketë moment shumë të veçantë.

Sipas mediave ekuadoriane, gruaja në këto plane nuk është bashkëshortja e tij, por një tjetër gazetare, Romina Rondon, e cila gjithashtu kishte shkuar që të ndiqte kombëtaren në Argjentinë. Të dy gazetarët janë zhdukur nga rrjetet sociale që pas publikimit të këtyre pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit.

huan francisko reuda gazetari kombëtarja e ekuadorit

Lini një Përgjigje