TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 22:04

Murinjo hedh poshtë zërat për rikthimin te Reali i Madridit: Harrojeni!

Shkruar nga Pamfleti

Murinjo hedh poshtë zërat për rikthimin te Reali i Madridit:

Çështja e pankinës së Realit të Madridit është diskutuar shumë në orët e fundit dhe mes kandidatëve të mundshëm për të marrë vendin e Çabi Alonsos u përmend edhe emri i Zhoze Murinjos, aktualisht trajner i Benfikës në Portugali.

Trajneri luzitan u pyet në lidhje me këto zëra në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Benfikës dhe Napolit në Ligën e Kampioneve me 62-vjeçarin që i hodhi poshtë në mënyrë kategorike këto zëra.

Nuk është e nevojshme që të hapet kjo çështje sepse është tashmë e mbyllur. Harroje!-ishin fjalët e trajnerit të Benfikës kur i thanë se tifozët e Realit të Madridit mund të dëshironin kthimin e tij në kryeqytetin spanjoll.

Kujtojmë se Zhoze Murinjo ka qenë trajner i Realit të Madridit për 3 sezone nga 2010 deri në 2013 për të drejtuar më pas edhe 5 klube të tjerë përpara se të ulej në pankinën e Benfikës.

zhoze murinjo trajneri portugez real madrid

Lini një Përgjigje