TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2023, 20:15

Mund të përfundonte në tragjedi, atletit i thyhet shkopi gjatë kërcimit, reagon sportisti grek (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mund të përfundonte në tragjedi, atletit i thyhet shkopi

Emanuel Karalis garoi në Leverkusen të Gjermanisë. Në tentativat e kërcimit me shtizë, kampioni grek rrezikoi një dëmtim, por për fat gjithçka shkoi mirë. E gjithë kjo në momentin kur ka bërë përpjekje në kërcimin 5.65 m. 

Në momentin që vendosi shkopin në tokë dhe i dha forcë për t'u ngritur, shkopi i tij u thye në dy pjesë. Një nga dëmtimet më të shpeshta për sportistët e kësaj gare. 

Fatmirësisht kampioni grek është mirë, nuk pati asnjë problem dhe e mbylli garën i pesti me rezultatin 5.45 m. Ai madje ka raportuar në rrjetet sociale për ngjarjen: 
“Ditë e keqe sot, por gjithçka shkoi mirë. E përfundova përpjekjen pa lëndime dhe jam më i uritur për garën e radhës”. 

emanuel karalis atleti grek

Lini një Përgjigje