
Debutim fantastik për Mirlind Dakun. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol në ndeshjen e tij të parë me Rubin Kazan në Premier Ligën e Rusisë, në ndeshjen në trasnfertë ndaj Lokomotivës së Moskës.
Daku shënoi që në minutën e 3, pas një pasimi të Rozhkov. 25-vjeçari spikati te skuadra kosovare e Ballkanit në sezonin 2020-2021, për t’u transferuar më pas tek Osijeku në Kroaci dhe Mura në Slloveni.
Vlen të theksojmë se Mirlind Daku nuk ka luajtur për Kosovën dhe në një të ardhme të afërt ekziston mundësia që ai të veshë fanelën e Shqipërisë. Sa i përket Rubin Kazan, klubi rus e transferoi lojtarin për një shifër rreth 1.5 milionë euro.
Lini një Përgjigje