TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2024, 21:39

Miqësorja me Kilin në “Ennio Tardini”, kuqezinjtë zhgënjejnë në pjesën e parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja me Kilin në “Ennio Tardini”, kuqezinjtë

Përfundon pjesa e parë e mqësores historike mes Shqipërisë dhe Kilit që po luhet në “Ennio Tardini”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një 45 minutësh të dobët, ku janë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga amerikano-latinët.

Eduardo Varga zhbllokoi sfidën në minutën e 20. Një pasim i bukur brenda zonës së kuqezinjve u kap nga Vargas, i cili me një goditje potente dërgoi topin furishëm, në rrjetën e Tomas Strakoshës, duke “shtangur” djemtë e Silvinjos.

Kuqezinjtë protestuan për një prekje të topit me dorë, por gjyqtari bëri shenjë nga qendra e fushës duke e quajtur të vlefshëm golin.

 

kili shqipëria ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje