
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte në orën 20:45 një miqësore kundër Kilit, në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.
Kjo do jetë përballja e parë mes dy skuadrave në histori, teksa dueli vjen si prova e parë gjenerale për kuqezinjtë e Silvinjos para “EURO 2024”.
Tashmë kanë nisur emocionet e ndeshjes, me tifozët kuqezi që kanë nisur të grumbullohen të shumtë në numër në rrugët e qytetit, pranë stadiumit.
Ata e kanë stolisur kuqezi qytetin, teksa janë shitur më shumë se 15 mijë bileta për këtë duel dhe pjesa dërrmuese e tifozëve do jenë shqiptarë.
Shqipëri - Chile
— News video (@Newsvideo13) March 22, 2024
Albania - Chile
Parma, Itali
22.03.2024 - 20:45
Friendly Match
Ultras albanians pic.twitter.com/0tzAI2CH53
Lini një Përgjigje