TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2024, 19:06

Nuk ka fitues në “Air Albania”, Finlanda U-21 na merr pikë dhe i vështirëson kualifikimin kuqezinjve të vegjël

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në “Air Albania”, Finlanda U-21 na merr pikë

Shqipëria U21-Finlandë U21 ndajnë pikët në takimin e gjashtë të kualifikueseve për Europianin e kësaj grupmoshe.

Sfida e luajtur në “Air Albania” u mbyll në barazim 0-0, me kuqezinjtë që diktuan ritmin, por në fund nuk ia dolën të merrnin pikët e plota.

“Shpresat” patën disa raste të mira për të gjetur rrugën drejt rrjetës, me Berishën, Shpendin dhe Pajazitin.

Pavarësisht rasteve të shumta nga ana e “kuqezinjve”, në fund gjithçka u mbyll me porta të paprekura.

Pas këtij takimi, Shqipëria U21 renditet në vendin e tretë të Grupit E me 10 pikë, teksa Finlanda U21 në vend të katërt me shtatë pikë.

Nuk ka fitues në “Air Albania”, Finlanda U-21 na merr pikë

shqipëria u-2 finalnda u-21 kualifikueset e europianit

Lini një Përgjigje