TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2024, 18:00

Armenia vendos flamurin e Kosovës me kokë poshtë në fanela, e pafalshme për organizatorët armenë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armenia vendos flamurin e Kosovës me kokë poshtë në fanela,

Kosova ka udhëtuar në Armeni, ku po luan miqësore me përfaqësuesen vendase. E pafalshme është ajo çfarë ka ndodhur nga organizatorët armen.

Flamuri i Kosovës është vendosur mbrapsht në fanelat e lojtarëve. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve në momentin e këndimit të himnit.

Çfarë bie në sy është dhe atmosfera në shkallët e stadiumit. Mijëra të pranishëm, që mbështesin Armeninë dhe pse është vetëm një ndeshje miqësore.

Në anën tjetër kujtojmë se kjo ndeshje është e para për trajnerin Franko Foda në krye të “Dardanëve”. Më 26 mars është programuar tjetër takim miqësor, ndërsa e radhës luhet në fushën e Hungarisë.

armenia kosova ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje