TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2024, 15:45

“Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet”, Jasir Asani ndez atmosferën në prag të miqësores me Kilin: Forca Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

“Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën

Shqipëria do të përballet sonte në mbrëmje miqësoren e parë me Kilin. Pas kualifikimit në “EURO 2024”, kuqezinjtë do të zbresin në fushë në orën 20:45 në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.

Atmosfera është fantastike në grumbullim, lojtarët janë më të bashkuar se kurrë dhe nuk ngurojnë ta shfaqin haptazi miqësinë me njëri-tjetrin.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet përkrah Nedim Bajramit dhe Naser Alijit.

Tetovë – Shkup – Kumanovë. Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet. Forca Shqipëri”, shkruan Asani.

 

sulmuesi i kombëtares shqiptare jasir asani

Lini një Përgjigje