
Rusia ka bërë sot kthimin në arenën e futbollit europian me një miqësore ndaj Serbisë që ka marrë edhe “bekimin” nga UEFA, e cila e ka përjashtuar nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Dhe ndonëse ka më shumë se dy vite që nuk luan ndaj përfaqësueseve të niveleve më të larta ndërkombëtare, me emrat e fundit që kanë qenë Kenia dhe Kuba, Rusia ia doli që të triumfonte përballë serbëve me rezultatin e thellë 4-0 në Moskë.

Kartoni i kuq i Gajiç që në minutën e 21 të ndeshjes ia bëri më të thjeshtë rusëve, të cilët shënuan me Anton Mirançuk, Osipenkon, Aleksei Mirançuk dhe Sergev, për të dominuar plotësisht sfidën ndaj ballkanasve që lanë shumë për të dëshiruar me paraqitjen e tyre.
Ministri jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ai serb Ivica Daçiç ishin të pranishëm në tribunën VIP të stadiumit të Dinamos së Moskës.

Sa i përket atmosferës në stadium gjithçka ka qenë si një festë ku tifozët serbë dhe rusë kanë kënduar këngën e famshme Katjusha, gjatë ndeshjes.
Ndërkohë të tjerë tifozë përdorin parrullat: "Rusia dhe Serbia janë vëllezër përgjithmonë! "Edhe ata që qendrojnë të heshtur valëvisin me krenari flamujt rus dhe serb sëbashku, gjë që vë në dukje se rusët dhe serbët kanë "një ngjyrë - një besim".
Kjo ishte ndeshja e parë për përfaqësuesen ruse që nga pezullimi, prej mëse dy vitesh që UEFA dhe FIFA i ka dhënë për ndeshjet ndërkombëtare për shkak të luftës me Ukrainën. Ishte Serbia ajo që mori iniciativën për të zhvilluar këtë ndeshje ndërkohë që UEFA dhe FIFA nuk reagoi as për ta pezulluar dhe as për ta lejuar.
Lini një Përgjigje