TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2024, 22:09

“E vështirë për këdo”, De Biazi analizon Shqipërinë: Kur unë drejtoja kuqezinjtë nuk kishim këto cilësi

Shkruar nga Pamfleti

“E vështirë për këdo”, De Biazi analizon

Xhani De Biazi ka hyrë përgjithmonë në historinë e futbollit shqiptar me kualifikimin e parë historik në një Europian. Një arritje për të cilën ai është i bindur se e ka bërë me një grup lojtarësh të cilët nuk kishin cilësitë e larta që kanë këta aktualë që po bëhen gati për “EURO 2024”.

Në një intervistë për “La Tercera”, ai ka komentuar miqësoren e së premtes duke analizuar kuqezinjtë, për të cilët është i bindur se janë kthyer në një kundërshtar të fortë për çdo skuadër që u vihet përballë.

Ky është një ekip me shumë cilësi, ka shumë lojtarë të cilët luajnë në Itali, shumë lojtarë në futbollin italian që kanë shumë eksperiencë. Janë rritur shumë në nivel ekipor. Mendoj se është ekip i vështirë për çdo kundërshtar. Unë nuk e di se cili është niveli aktual i Kilit, nuk di të them nëse Sançez do të luajë apo jo.

Të Shqipëria lojtar i mirë është Kristjan Asllani, i cili luan tek Interi por shumë pak, ashtu si Aleksis. Kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për mua, por ka mundësinë që të ketë një rritje të ndjeshme. Ai është një krijues loje që vendoset pak më mbrapa. Ai punon shumë me topin, mund të japë pasime të gjata apo të shkurtra. E humb shumë pak herë topin, por nuk është lojtari i vetëm që bie në sy.

Është gjithashtu edhe Ylber Ramadani i Leçes, një mesfushor shumë i rëndësishëm, ashtu si edhe qendërmbrojtësi Berat Gjimshiti i Atalantës, i cili është kapiteni dhe sjell siguri në prapavijë. Kur unë isha në drejtimin e kuqezinjve, nuk kisha lojtarë kaq të rëndësishëm si tani, nuk kishim një skuadër të këtij niveli.

Nuk e di nivelin e Kilit, nuk e njoh në këto momente, pasi nuk e kam ndjekur. Por mendoj se si Kili shpesh ka bërë gjëra të rëndësishme në Amerikën e Jugut, në Kupën e Amerikës, nuk mund të mendoj se çdo gjë do të jetë e thjeshtë përballë një ekipi si Shqipëria”, tha De Biazi në fjalët e tij për mediat kiliane.

 

xhani de biazi ish-trajneri i shqipërisë miqësorja me kilin

Lini një Përgjigje