
Uellsi, Polonia, Ukraina, Islanda dhe Greqia janë skuadrat të cilat i janë bashkuar Gjeorgjisë në finalet e play-off të “EURO 2024”.
Gjeorgjia triumfoi 2-0 ndaj Luksemburg falë dopietës së sulmuesit të Karslruher, Budu Zivzivadze. Edhe pse pa Kvaran, gjeorgjianët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, duke u afruar kështu për herë të parë me historinë, pasi asnjëherë më parë nuk janë kualifikuar në Europian. Skuadra e Vili Sanjol, për të realizuar ëndrrën e madhe, duhet të fitojë në finale ndaj Greqisë, me grekët që kaluan Kazakistanin 5-0,
Asnjë problem për Poloninë, pasi mundi 5-1 Estoninë. Polakët realizuan me Frankovski, Zielinski, Piotrovski, Zalevski, Shimanski ndaj një rivali që luajti për 60 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Paskotsit. Për estonezët, golin e nderit e shënoi Husar. Përballë Levandovskit me shokë, në finale do të jetë Uellsi, teksa mundi 4-1 Finlandën.
Një biletë për në Europian do të diskutojnë edhe Islanda me Ukrainën. Islandezët mposhtën 1-4 Izraelin, ndërsa ukrainasit përmbysën në mënyrë spektakolare 1-2 Bosnjën.
Çiftet finaliste / Fituesi i ndeshjeve shkon në Europian (Në lojë 3 bileta)!
Gjeorgji- Greqi
Poloni- Uells
Islandë-Ukrainë
Lini një Përgjigje