TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2024, 17:15

Xhudoja vazhdon të bëjë krenar Kosovën, Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Gjeorgjisë

Shkruar nga Pamfleti

Xhudoja vazhdon të bëjë krenar Kosovën, Distria Krasniqi

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sporti i xhudos vazhdon ta bëjë krenar shtetin e Kosovës, me suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Kësaj radhe ishte xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit. Distria arriti të fitojë në ‘finalen’ e repesazhit ndaj kinezes Jeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Fitorja e kampiones olimpike erdhi pas një pike të shpejtë dhe një ippon më pas.

distria krasniqi xhudistja krasniqi

Lini një Përgjigje