
Franko Foda debuton me fitore në stolin e Kosovës. “Dardanët” fituan 0-1 në fushën e Armenisë në miqësoren e parë të Marsit, duke dhënë indicie pozitive në organizim me trajnerin e ri.
Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Milot Rashica në minutën e 25, pas ngulmimit të Edon Zhegrovës nga e djathta, goditja e të cilit pasi u devijua nga portieri rroku traversën, për t’u kthyer më pas në asist për sulmuesin e Fenebahçes, që thjesht e shtyu topin drejt rrjetës.
Në fakt, rezultati duhej të ishte më i thellë në favor të Kosovës, por Muriqi me kokë dhe Rashica përballë portierit shpërdoruan raste të pastra.
Testi i parë kundër Armenisë përfundoi me sukses, tashmë vëmendja kthehet në miqësoren e dytë kundër Hungarisë me 26 mars.
Lini një Përgjigje