
Kosova U-21 arriti një barazim historik pa gola në transfertë kundër Gjermanisë U-21, në ndeshjen kualifikuese të Europianit të 21-vjeçarëve, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.
“Dardanët” e vegjël, zhvilluan një ndeshje spektakolare, teksa në fushën e lojës ishin plot 3 futbollistë nga Superiorja. Bëhet fjalë për portierin Abdullahu të Tiranës, mesfushorin Kryeziu të Laçit si dhe sulmuesin e Dinamos, Veton Tusha, dy të parët e nisën duelin si titullarë duke aktivizuar gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Tusha u hodh në lojë në pjesën e dytë.
Kjo ishte “bllokada” e parë për Gjermaninë U-21, teksa 4 sfidat e para i kishte fituar. Interesant është fakti se te “Pancerrat” u aktivizua titullar edhe talenti me origjinë shqiptare, Gruda, i cili qendroi në fushë 84 minuta, pa lënë gjurmë. Moukoko i Dortmundit si dhe Knauf i Frankfurtit, ishin dy yjet e tjerë të Gjermanisë U-21, që stonuan në këtë përballje.
Lini një Përgjigje