TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2025, 15:11

Merret vendimi pa filluar mirë sezoni i Superiores, FSHF-ja shtyn ndeshjen e javës së parë

Shkruar nga Pamfleti

Merret vendimi pa filluar mirë sezoni i Superiores, FSHF-ja shtyn ndeshjen

Kur duhen edhe 2 ditë për të startuar Superiorja, njëra prej ndeshjeve të javës së parë është shtyrë. Është pikërisht sfida mes Dinamos dhe Teutës.

Shtyrja e kësaj sfide është bërë me kërkesë të Dinamos. “Blutë” ditën e enjte do të luajnë në “play off” të Ligës së Konferencës dhe për shkak të këtij aktiviteti, drejtuesit kanë kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të Teutës për të shtyrë këtë takim. Kërkesë e cila u mor parasysh nga durrsakët.

Përballje kjo që ishte parashikuar të zhvillohej ditën e dielë në orën 20:00, tashmë do të luhet në një tjetër datë. FSHF bën me dije se kjo përballje do të luhet më 5 shtator në orën 17:00 në “Niko Dovana”.

Ndërkohë Dinamo do të zhvillojë ndeshjen e parë në “play-off”-in e Ligës së Konferencës ndaj Jagiellonia më 21 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 gusht.

teuta dinamo fshf

Lini një Përgjigje