TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 21:13

Elbasani i “vjedh” Vllaznisë sulmuesin e kombëtares, shkodranët zbulojnë detajet e transferimit

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani i “vjedh” Vllaznisë sulmuesin e kombëtares,

Skuadra e Elbasanit ka bërë të ditur vetëm para pak minutash në rrjetet sociale se ka arritur akordin me sulmuesin Antonio Delaj. 21-vjeçari ishte pjesë e Vllaznisë, por këtë sezon do të djersisë ngjyrat verdheblu. Ai bën pjesë edhe në Kombëtaren U-21, nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi.

Potenciali i Delaj është i madh, teksa është vlerësuar edhe në përshkrimin nga Elbasani. Me këtë përforcim, ekipi i Gvozdenoviç do të jetë në grupin e favoritëve për titull.

Mirë se erdhe në Elbasan, Antonio! Delaj është produkt i akademisë së Vllaznisë, ku u rrit dhe u formua profesionalisht, duke treguar cilësi dhe disiplinë që e dallojnë si një lojtar me të ardhme të ndritur.

Me aftësitë e tij dhe energjinë që sjell, Antonio pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në rrugëtimin verdheblu për sezonin e ri”, ka shkruajtur skuadra e Elbasanit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Nga ana tjetër, Vllaznia ka zbuluar detajet për transferimin e Antonio Delajt. Klubi shkodran bën me dije se ka mbajtur 30% të kartonit të tij dhe se talenti do të vijojë karrierën në Elbasan.

Njoftimi i Vllaznisë:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

antonio delaj sulmuesi i kombëtares u-21 vllaznia elbasani

Lini një Përgjigje