TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 20:08

Pas gjobës së rëndë, UEFA paralajmëron tifozët e Jagiellonias: Do t’u mbyllim stadiumin nëse ndaj Dinamos përsëritni parullat kundër Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Pas gjobës së rëndë, UEFA paralajmëron tifozët e

Ndeshja mes polakëve të Jagiellonias dhe Dinamos në play-off në Ligën e Konferencës do të jetë shumë e veçantë sa i përket sjelljes së tifozëve në stadium. Klubi polak është ndëshkuar me gjoba të rënda nga UEFA dhe rrezikon t’i mbyllet stadiumi nëse mbështetësit e saj racistë do të përsëritin veten ndaj Dinamos.

UEFA vendosi të ndëshkonte Jagiellonian për thirrje raciste në ndeshjet e luajtura në shtëpi kundër Novi Pazar më 31 korrik. Klubi polak u gjobit me 10 mijë euro dhe u urdhërua mbyllja e pjesshme e disa sektorëve në stadium për ndeshjen e ardhshme që do të luante si pritës për shkak të sjelljeve dhe thirrjeve raciste e diskriminuese të tifozëve me këngët e koret “Kosova është Serbi” por edhe me sfond fetar. Dënimi në fjalë u vu me kusht, pasi do të zbatohej nëse do të përsëriteshin sjellje të tilla në dy vitet e ardhshme.

Gjithashtu, klubi u gjobit me 15 mijë euro, pasi tifozët kishin shpalosur një parullë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, një mesazh që nuk ishte “i përshtatshëm për aktivitete sportive”, sipas UEFA-s.

Kësisoj, nëse tifozët do të përsëritin këto sjellje në ndeshjen ndaj Dinamos, hyn në fuqi vendimi për mbylljen e stadiumit, në mënyrë të pjesshme apo edhe të plotë nëse situata përshkallëzohet. Ndaj klubi i Jagiellonias është në gatishmëri të lartë dhe prej ditësh ka paralajmëruar tifozët që të mos përsëritin ngjarje të tilla të enjten, pasi rrezikon që në rast kualifikimi në grupet e Ligës së Konferencës, të ndjekin ndeshjet nga TV.

jagiellonia skuadar polake liga e konferencës

Lini një Përgjigje