TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 17:51

“Duhet të vija këtu që para një viti”, trajneri italian bëhet gati për debutimin në futbollin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të vija këtu që para një viti”, trajneri

Skuadra e Laçit në këtë sezon në Kategorinë e Parë do të drejtohet nga trajneri italian Stefano Senigaljezi. Ai mori vendin e trajnerit portugez Rui Amorim, i cili u largua në mënyrë të papritur nga kurbinasit, vetëm dy muaj pasi kishte marrë detyrën.

Por trajneri italian i cili në karrierën e tij ka drejtuar vetëm në kategoritë e ulëta, ka shpjeguar se një aventurë e tillë në Shqipëri duhej të kishte filluar që në vitin e kaluar pasi kishte qenë në bisedime me Laçin.

Kishte kohë që kërkoja një aventurë jashtë Italisë. Duhej të vija këtu që vitin e kaluar por pastaj nuk u bë asgjë. Tani u konkretizua”, tha ai për mediat italiane rreth aventurës në vendin tonë, të cilën e sheh me shumë optimizëm. “Ndjesitë janë të mira por më duhet pak kohë të kuptoj situatat. Por padyshim është një aventurë e nivelit të lartë, futboll profesionist”, vijoi ai.

Ranë nga kategoria në mënyrë të papritur”, tregon Senigaljezi për Laçin. “Për më tepër, në një moment po luftonin për pjesëmarrjen në Europë, pastaj në javët e fundit erdhën shumë humbje. Në dy ndeshjet e fundit u mjaftonte një pikë, por i humbën të dyja”, tha ai për mënyrën se si Laçi kishte rënë nga Superiorja.

stefano senigaljezi trajneri i laçit

Lini një Përgjigje