TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 16:46

Mario Mitaj nuk ia del, Al Nasr dhe CR7 “fluturojnë” në finalen e Superkupës së Arabisë

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj nuk ia del, Al Nasr dhe CR7 “fluturojnë” në

Al Nasr ka triumfuar përballë Al Itihad në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë. Ky duel elitar mes ekipeve arabe, përfundoi 2-1 në favor të ekipit të CR7.

Golat për Al Nasr, u shënuan nga Sadio Mane dhe Zhoao Feliks. Ndërkohë që golin e vetëm për Itihad e shënoi Bergvaijn.

Vlen të theksohet se titullar në këtë ndeshje për Al Itihad ishte edhe Mario Mitaj, ndërkohë që Al Nasr mbeti me 10 lojtarë pas largimit me karton të kuq të Sadio Mane në minutën e 25.

Me këtë fitore, Ronaldo dhe ekipi i tij shkojnë në finalen e Superkupës së Arabisë për herë të dytë radhazi. Në finalen e madhe do të përballen me njërën mes Al Ahli SC ose Al Qadisija.

al nasr kristiano ronaldo mario mitaj

Lini një Përgjigje