TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 16:04

Flamurtari i pandalshëm në merkaton e verës, vlonjatët transferojnë sulmuesin e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Flamurtari i pandalshëm në merkaton e verës, vlonjatët

Flamurtari nuk ndalet në këtë merkato dhe vlonjatët janë shumë afër zyrtarizimit të sulmuesit që luan në Serinë A. Sipas Xhanluka Di Marcio, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Kaljarin për transferimin e Alesandro Bolzan.

Sulmuesi do të nisë një aventurë të re në Vlorë, ku padiksutim bën një lëvizje surprizuese në karrierën e tij futbollistike. Kalimi te Flamurtari do t’i japë mundësinë të marrë minutat e dëshiruara dhe të rritet profesionalisht, ndërsa do të synojë që ta shfrytëzojë si një “trampolinë” për të ardhmen.

Me transferimin e Bolzan, Flamurtari bën një “goditje” të bujshme dhe shton kështu alternativat për repartin e avancuar. Kështu duket se me rikthimin në Superiore, Flamurtari bëhet i “frikshëm”.

Flamurtari i pandalshëm në merkaton e verës, vlonjatët

alesandro bolzan sulmuesi italian flamurtari

Lini një Përgjigje