TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2023, 15:41

Merr fund pritja, Rei Manaj firmos për 3 sezone me ekipin turk, shmang gjuhën shqipe dhe flet spanjisht (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund pritja, Rei Manaj firmos për 3 sezone me ekipin turk, shmang

Rei Manaj është zyrtarisht futbollist i Sivasporit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur të shmangë gjuhën shqipe dhe të flasë spanjisht.

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin, i cili ka si synim që të kthehet përsëri në kompeticionet ndërkombëtare.

Manaj është jashtë fushave të lojës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur një dëmtim e la atë përfundimisht jashtë planeve të Uotford dhe mbylli para kohe aventurën e tij në kampionatin anglez.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EMS Yapı Sivasspor (@sivasspor)

Shqiptari zhvilloi atje vetëm 6 paraqitje, ku nuk mundi të shënonte asnjë gol. Turqia është një mundësi shumë e mirë për sulmuesin shqiptar që të tregojë vlerat e tij, ndërsa konkurrenca është padyshim e madhe.

Skuadrat si Fenerbahçe, Gallatasaraji apo Beshiktashi janë fuqizuar së tepërmi, ndërsa Sivaspor e ka nisur mirë sezonin me 1 fitore dhe 1 barazim në dy ndeshjet e para. Rei Manaj është cilësuar si një ndër talentet më të mëdhenj shqiptar.

Rei Manaj më parë ka luajtur për ekipe si Sampdoria, Kremoneze, Inter, Peskara, Pisa, Granada, Albasete, Barcelona dhe Specia.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje