TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2024, 22:51

Çmenduri në gjysmë finalen e Superkupës së Spanjës/ Derbi i Madridit ‘dramën’ me 8 gola, Reali triumfon përballë Atleticos! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri në gjysmë finalen e Superkupës së

Real Madrid është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës, pasi ka mundur në derbi Atletikon në ndeshjen e parë gjysmëfinale të miniturneut që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Pjesa e parë ka qenë magjike, ku është mbyllur me shifrat 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë e Atletico Madrid në minutën e 6’ me anë të Hermoso. Reali arriti të barazonte në minutën e 20’ me anë të Rudiger. Vetëm pak minuta më pas, në të 29’, ishte Mendy i cili kaloi në epërsi “Los Blancos”. Ende pa u mbyllur intervali i parë kohor, Griezmann rikthen baraspeshën në minutën e 37’.

Pjesa e dytë shihte Realin që përpiqej të barazonte shifrat dhe këtë ia arriti në minutën e 85’ me anë të Dany Carvajal, duke i çuar kështu skuadrat në shtesat.

Në shtesën e dytë të takimit, ka qenë një autogol i Savic i cili i ka dhënë fitoren në minutën e 116’ Real Madrid dhe kështu shkon në finale të Superkupës së Spanjës.

Por për t’i vënë kapakun sfidës, në minutën e 122’, Brahim Diaz mbyll gjithçka duke çuar shifrat në 5-3.

 

real athletico

Lini një Përgjigje