TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2023, 20:42

Maroku siguron fitoren e parë në Botërorin e femrave, mbrojtësja e kombëtares afrikane hyn në histori

Shkruar nga Pamfleti

Maroku siguron fitoren e parë në Botërorin e femrave,

Nuhaila Benzina bëri histori në Kupat e Botës, duke u bërë femra e parë që luan me shami, veshjen islame që disa gra veshin për besimin dhe fenë e tyre.  

Futbollistja e skuadrës marokene hyri në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të skuadrës së saj në vend të Jasmin Mrabet në qendër të mbrojtjes së skuadrës afrikane ndaj Koresë së Jugut. Vendimi i saj, po, ka shkaktuar shumë polemika për shkak të kuptimit që Perëndimi i jep hixhabit. 

Në këtë mënyrë bëhet fakt historik, pasi deri para këtij Botërori, FIFA e kishte ndaluar përdorimin e hixhabit në turnetë e saj. Benzina është e vetmja futbolliste që e vesh atë si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje dhe nuk hezitoi të dallojë rëndësinë e veshjes në mendimet e saj: “Jam shumë krenare që mbaj hixhabin”,- pranoi ajo jo shumë kohë më parë në Al Jazzera. 

Maroku arriti, me Benzinën në fushë, një fitore shumë të rëndësishme, madje historike në përpjekje për të vazhduar në Kupën e Botës dhe për të kaluar një raund. Maroku fitoi 1-0 ndaj Koresë së Jugut dhe me tre pikët e fituara do të luajnë për vendin e dytë në grupin ‘H’ me Kolumbinë në ditën e fundit. 

nuhalia benzina futbollsitja e kombëtares së marokut

Lini një Përgjigje