TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2024, 23:36

Mançester Junajtid “shndërrohet në djall” në minutën e fundit, një 18-vjeçar i dhuron fiton ekipit të Ten Hag në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Junajtid “shndërrohet në djall” në

Duel i çmendur me 7 gola, mes Ullverhempton dhe Mançester Junajtid, në sfidën që u fitua nga “Djajtë e Kuq” me rezultatin 3-4. Një duel që i pati të gjitha, teksa në fund ishte 18-vjeçari Maino që me golin e tij në minutën e 97 vendosi sfidën!  

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për Junajtid, falë golave të Rashford dhe Hojlund në minutat 5 dhe 22. 

Në fragmentin e dytë të lojës u shënuan edhe 5 gola të tjerë. FIllimisht shënoi Sarabia në minutën e 71 nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Mek Tominei, në minutën e 75, ngriti shifrat në 1-3. 

Kur u mendua se gjithçka u bë e thjeshtë për “Djajtë e Kuq”, Kilman në minutën e 85ë dhe Neto në minutën e 90+5 barazuan përkohësisht shifrat, ndërkohë që për golin e fitores mendoi Maino në minutën e 90+7.  

Falë këtij triumfi, Junajtid u ngjit në kuotën e 35 pikëve, duke mbajtur vendin e 7.

mançester junajtid ullverhempton premeir liga

Lini një Përgjigje