TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2024, 22:12

CR7 mposht Mesin në miqësoren e Riadit, ish-mbrojtësi i Sitit realizon eurogol nga 70 metra (Video)

Shkruar nga Pamfleti

CR7 mposht Mesin në miqësoren e Riadit, ish-mbrojtësi i Sitit

Al Nasri i Kristiano Ronaldos, turpëroi në miqësore Inter Majemin e Leo Mesit, duke e mposhtur me rezultatin 6-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Riad.

Llogarinë e golave për skuadrën arabe e hapi Otavio në minutën e tretë me një asistim të Marcselo Brozoviç. Shtatë minuta më vonë shënoi Anderson Taliska për 2-0.

Por, për të rënduar edhe më shumë situatën e tyre u përkujdes mbrojtës Laporte që shënoi nga gjysmëfusha e tyre në minutën e 12, duke e zënë portierin e Inter Majemit jashtë porte. Një eurogol i shënuar nga afro 70 metra, nga ish-mbrojtësi i Sitit.

Me këto 3 gola përfundoi pjesa e parë, teksa Kristiano Ronaldo i lënduar shikonte nga tribunat “show” që po dhuronin shokët e tij, ndërkohë Lionel Mesi, që gjendej në bankinë dhe u aktivizua në minutën e 83, por pa mundur të lënë gjurmë. 

Në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë që mbajnë firmën e Taliskës, që në fragmentin e dytë realizoi dopietë në minutat 51 dhe 73, ndërkohë që në minutën e 68 shënoi edhe Maran. Një disfatë shumë e rëndë kjo për skuadrën e Leo Mesit, edhe pse bëhet fjalë për një test miqësor. 

al nasri inter majemi

Lini një Përgjigje