TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2024, 19:08

Lëvizje në limitet e merkatos, Broja lë Çelsin dhe firmos me klubin e ri për 5 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizje në limitet e merkatos, Broja lë Çelsin dhe firmos

Armando Broja do të ndërrojë skuadër, por do të qendrojë në Londër. Sulmuesi i Shqiperisë largohet nga Çelsi në formë huazimi te Fullhemi, lajmi i cili është bërë publik nga eksperti Fabricio Romano.

Sa i takon shifrave të transferimit, Blutë e Londrës do të përfitojnë rreth 5 milionë euro për huazimin e lojtarit. 22-vjeçari vjen nga një periudhë delikate dhe tashmë në “Craven Cottage” do të ketë mundësi të tregojë veten.

Me interes të madh pritet të shihet sesi do përshtatet Broja në skemat e trajnerit portugez, Marko Silva, i cili insistonte prej ditësh për afrimin e tij. Nuk dihet nëse lojtari kuqezi do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e datës 3 shkurt, atë ndaj Bërnlit për kampionat në “Turf Moor”.

armando bro sulmuesi shqiptar fulhe

Lini një Përgjigje