TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2024, 20:57

Ferrari e bën zyrtare, Luis Hamilton lë Mercedesin pas 11-vitesh dhe bashkohet me “kokëkuqen”

Shkruar nga Pamfleti

Ferrari e bën zyrtare, Luis Hamilton lë Mercedesin pas 11-vitesh dhe

Vjen zyrtarizimi. Skuderia e Ferrarit në Formula 1, ka bërë të ditur se Luis Hamilton do të bëhet pjesë e saj. Piloti britanik, ka vendosur që të largohet nga Mercedes pas 11-vitesh dhe i bashkohet italianëve.

Fillimisht ishte skuadra e Mercedes e cila nëpërmjet një komunikate bëri të ditur se Hamilton kishte aktivizuar një klauzolë të marrëveshjes mes palëve për të mbyllur në fund të këtij edicioni kontratën që kishte me këtë skuadër.

Më pas, erdhi edhe konfirmimi nga Ferrari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Skuadra Ferrari është e lumtur të njoftojë se Luis Hamilton do të bashkohet me skuadrën në vitin 2025 me një kontratë shumëvjeçare”, shkruhej në këtë njoftim duke zyrtarizuar marrëveshjen.

Hamilton ka qenë me Mercedes që nga viti 2013 dhe ka fituar gjashtë nga shtatë kampionatet e tij botërore me ekipin. Megjithatë, që nga viti 2022, makina e tyre ka qenë shumë larg ritmit të Red Bullit dominues dhe ai nuk ka qenë në gjendje të sfidojë për titull. Ai e ka bërë të qartë zhgënjimin e tij për paraqitjen e tyre.

luis hemilton piloti britanik formula 1

Lini një Përgjigje