TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2024, 22:59

Hozelu “fik” Getafen, Reali i Madridit bën detyrën dhe rikthehet në krye të klasifikimit

Shkruar nga Pamfleti

Hozelu “fik” Getafen, Reali i Madridit bën detyrën dhe

Reali i Madridit ka fituar në transfertë përballë Getafes në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të La Ligës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Coliseum”, përfundoi me fitoren e pastër, 0-2 të madrilenëve.

Protagonisti absolut i kësaj sfide ishe sulmuesi, Hozelu. Ky i fundit ishte autori i të dy golave për Realin. Si fillim e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14 të sfidës, ndërsa golin për të “fikur” kundërshtarin, e gjeti në minutën e 56.

Pas kësaj fitoreje, të besuarit e Ançelotit rikthehen në krye të klasifikimit në kuotën e 57 pikëve, 2 më shumë se Xhirona e vendit të dytë. Në krahun tjetër, Getafe mbetet në vendin e 10 me 29 pikë të grumbulluara pas 22 javësh kampionat.

real madrid la liga getafe

Lini një Përgjigje