
Vazhdon situata e nderë mes Vinicius Zhunior dhe drejtuesve të Realit të Madridit. Duke parë gjendjen aktuale, shumë ekipe të mëdha kanë shtuar ndjeshëm interesin ndaj yllit brazilian.
Një nga këto ekipe që ka shfaqur fillimisht interes për Vinicius Zhunior ka qenë edhe PSG, por së fundmi klubi francez është tërhequr nga mundësia për të nënshkruar me brazilianin dhe e gjithë kjo ka ardhur nga vendimi i Luis Enrike.
Trajneri spanjoll mendon se Vinicius Zhunior nuk do ishte një përforcim i duhur për ekipin e tij. Kërkesat e shumta që ka pasur te Reali i Madridit dhe mbi të gjitha angazhimi i tij në fushë dhe ana taktike nuk përshtaten me idetë që ka Luis Enrike dhe me vizionin e tij. Drejtuesit e PSG-së po shqyrtojnë opsione të tjera për t’u forcuar në sulm që përshtaten me profilin e kërkuar nga Luis Enrike.
Në rast largimi nga Reali i Madridit, klubet e vetme që mund të plotësojnë shifrën e kërkuar nga drejtuesit e “Los Blancos” si dhe shifrën e kërkuar nga ylli brazilian, janë vetëm vetëm klubet arabe.
Lini një Përgjigje