TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2025, 19:18

“Do të vij te Shqipëria nëse nuk më thërret Gjermania”, Arsenali dhe Totenhemi interesohen për Nelson Vajper

Shkruar nga Pamfleti

“Do të vij te Shqipëria nëse nuk më thërret

Nelson Vajper ishte kryefjala në Europianin U-21. Sulmuesi shqiptar i shënoi të gjitha ekipeve të mëdha me fanelën e Gjermanisë, madje edhe në finalen kundër Anglisë U-21, atje ku Gjermania humbi mundësinë e fitimit të turneut.

Ndërkohë në mediat britanike ka qarkulluar lajmi së fundmi se Arsenali dhe Totenhemi kanë hyrë në garë për futbollistin shqiptar.

Të dyja ekipet e Premier Ligës janë duke ndjekur me vëmendje 20-vjeçarin e Maincit që ka karakteristika vërtet shumë të veçanta. Pak kohë më parë, ashtu si edhe Brajan Gruda, Vajper u zotua se do të vijë te Shqipëria nëse nuk e merr Gjermania A.

nelson vajper sulmuesi shqiptar arsenal totenhem

Lini një Përgjigje