TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2025, 18:56

Presidenti i klubit turk tregon prapaskenat me Rei Manajn: Duhen 4 mln euro për t’u larguar nga Samsunspor

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i klubit turk tregon prapaskenat me Rei Manajn: Duhen 4 mln euro

Presidenti i Samsunsporit, Juksel Jildirim, ka zbuluar se agjenti i Rei Manajt dëshiron kalimin e këtij të fundit te Samsunspor. Pavarësisht kësaj, mungon marrëveshja me Sivasporin.

Edhe me Rei Manajn nuk kemi ndonjë marrëveshje. Agjenti i tij dëshiron, por nuk ka asnjë marrëveshje”, u shpreh presidenti i Samsunspor.

Në Turqi është treguar që Samsunspor ka ofruar 1.5 milionë euro për kartonin e tij. Kjo shumë nuk është pranuar nga klubi tjetër turk.

Dëshira e Manaj është e qartë, largimi, por fillimisht klubet e interesuara duhet të derdhin në arkat e Sivasporit 4 milionë euro, aq sa e përcakton edhe klauzola. Sulmesi shqiptar ka kontratë me skuadrën që ra në Kategorinë e Parë të Turqisë deri verën e ardhshme.    

rei manaj sulmuesi ikombëtares shqiptare samsunspor

Lini një Përgjigje