
Një grup gjyqtarësh të kampionatit shqiptar, do të gjykojë një përballje shumë interesante mes shqiptarësh në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës.
Nga njëra anë do të jetë Anderlehti i drejtuar nga Besnik Hasi, ndërsa nga tjetra BK Haken ku luan titullar Etrit Berisha.
UEFA ka vendosur që ndeshja në fjalë të gjykohet nga kryesori Eldorjan Hamiti, i cili do të mbështetet nga një trupë plotësisht shqiptare, si në katërkëndorin e fushës, ashtu edhe në sallën e VAR-it.
Asistentë të tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj, ndërsa Erjon Bastari është caktuar si gjyqtar i katërt.
Ndërkohë, në sallën e VAR-it është Kreshnik Bajramaj si kryesor në ndeshjen e të enjtes në Bruksel, me Olsion Yzeirajn si asistent të tij.
Lini një Përgjigje