TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2025, 16:24

Olti Hyseni, një yll në ngjitje; talenti shqiptar shënon gol në Superligën daneze (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Olti Hyseni, një yll në ngjitje; talenti shqiptar shënon gol

Olti Hyseni është talenti që po mahnit Sonderjysken. Sulmuesi 18-vjeçar ka shënuar në ndeshjen e javës së parë për sezonin e ri kundër Arhus.

Ishte minuta e 53, kur topi përfundoi në rrjetë falë këmbënguljes së Hysenit dhe vulosi barazimin. Sonderjyske madje mund të fitonte, ndërsa Hyseni pati po ashtu raste të tjera që nuk i shfrytëzoi si duhet.

Hyseni sapo ka mbushur 18 vjeç. Talenti shqiptar luan në krahun e majtë të sulmit, ndërsa është po ashtu pjesë e moshave të Danimarkës.

Në total ka 6 gola me ekipin e parë të Sonderjyske, ndërsa ka asistuar edhe 5 të tjerë. Kontrata e tij përfundon pas një sezoni.

 

olti hyseni talenti shqiptar kampioanti danez

Lini një Përgjigje