TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2025, 15:39

Rikthehet Mirel Josa, tekniku kryeqytetas merr drejtimin e skuadrës që i shpëtoi rënies nga Kategoria Superiore

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet Mirel Josa, tekniku kryeqytetas merr drejtimin e skuadrës që

Mirel Josa rikthehet në Superiore pas më shumë se një viti. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës së Bylisit i cili shpëtoi rënies në javën e fundit. Tekniku kryeqytetas do të pasojë Gentian Mezanin, i cili sipas klubit ballshiot do të largohet në Itali për shkak të impenjimeve familjare gjatë kësaj periudhe.

Postimi i plotë i skuadrës së Bylisit në Facebook:

NJOFTIM!

FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë uljen e trajnerit të mirënjohur, Mirel Josa në stol.

Skuadra jonë i beson drejtimin trajnerit me më shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar, të mirënjohurit Mirel Josa. 62-vjeçari do të pasojë në këtë detyrë Gentian Mezanin, i cili pati një rol deçiziv në mbijetesën e Bylisit në sezonin e shkuar, duke shmangur edhe “Play-out”, por që për shkak të impenjimeve familjare gjatë kësaj periudhe do të largohet në shtetin fqinj Itali edhe me konsensusin e presidentit Besnik Kapllanaj, nisur edhe nga miqësia mes dy palëve. Për Mirel Josën, Bylisi regjistron kapitullin e 21-të në karrierën e tij, me më shumë se dy dekada, ku ka fiksuar rezultate shumë të mira që kulmojnë me rekordin e trofeve të fituar, plot 12, 5 tituj kampion, 4 kupa dhe 3 superkupa. Të mërkurën, trajneri i ri do të prezantohet para skuadrës dhe do të nisë menjëherë nga puna. I urojmë mirëseardhjen trajnerit të ri Mirel Josa, njëkohësisht e falënderojmë edhe Gentian Mezanin, për punën e mirë që ka bërë në skuadrën tonë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

Josa ka karrierë të gjatë si trajner, në Shqipëri dhe Kosovë. Timonieri 62-vjeçar ka drejtuar ekipe si Tirana, Vllaznia, Elbasani, Teuta, Skënderbeu, Shkumbini, Prishtina, Kukësi, Besa, Vëllaznimi dhe Suhareka.

Vlen të përmendet se në Shqipëri, Josa ka fituar 5 tituj kampion, 2 Superkupa dhe 1 Kupë. Ndërkohë që trofe ka fituar edhe me Prishtinën, duke “triumfuar” në Superkupën e Kosovës.

mirel josa tekniku kryeqytetas bylis

Lini një Përgjigje