TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2026, 22:03

“Çliroje bishën”, Mario Mitaj shkëlqen në fitoren tenistike të Al Itihad (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Çliroje bishën”, Mario Mitaj shkëlqen në

Mario Mitaj ishte një nga protagonistët e fitores bindëse të Al Ittihad ndaj Al Gharafa të Katarit, në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Ligës së Kampioneve të Azisë. Skuadra saudite triumfoi me rezultatin e thellë 7-0, duke siguruar kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.

Mbrojtësi shqiptar vijon të jetë një pikë e qëndrueshme në formacionin e Al Ittihad, fakt që konfirmohet nga aktivizimi i rregullt si në kampionat, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Edhe në këtë përballje, Mitaj u aktivizua titullar dhe luajti nga minuta e parë.

Atmosfera në stadium ishte elektrizuese, me tifozët e Al Ittihad që kishin përgatitur një koreografi të veçantë, ku spikaste mesazhi “Çliroje bishën”, si thirrje për një paraqitje maksimale të skuadrës. Reagimi në fushë ishte në përputhje me pritshmëritë.

Pavarësisht se përballë kishte një ekip me lojtarë me eksperiencë dhe emra të njohur si Joselu dhe Yacine Brahimi, Al Ittihad dominoi ndeshjen si në lojë, ashtu edhe në rezultat. Shtatë golat e shënuar vulosën një fitore të thellë dhe një kualifikim të sigurt për skuadrën saudite, duke konfirmuar formën e saj pozitive në këtë sezon.

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare al itihad

Lini një Përgjigje