TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2026, 20:57

Dosja “Epstein” shkund edhe botën e futbollit, skandalit nuk i shpëton as legjenda franceze

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Epstein” shkund edhe botën e futbollit, skandalit nuk i

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar së fundmi miliona dokumente që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein, ku përfshihen emra të personazheve të njohur publikë, figura të biznesit dhe zyrtarë të lartë qeveritarë.

Sipas raportimeve të mediave, përfshirë RMC, në këto dokumente shfaqet gjashtë herë edhe emri i ish-futbollistit të njohur francez dhe legjendës së Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi. Përmendja e tij bëhet në deklarata të atribuuara një pale të tretë, të cilat flasin për episode të supozuara dhune dhe për ekzistencën e një rrjeti prostitucioni.

Në një nga deklaratat e përfshira në dokumente thuhet se Riberi “u përpoq të më godiste ndërsa isha në kopshtin tim dhe kishte siguruar numrin tim të telefonit dhe adresën time; oficerë policie e rrethuan dhe e shoqëruan përsëri te makina e tij”. Një formulim i ngjashëm përsëritet edhe në një deklaratë tjetër, ku pretendohet se ai u përpoq ta rrihte të njëjtën person.

Megjithatë, këto mbeten deklarata të paprovuara dhe nuk shoqërohen me vendime gjyqësore apo prova të konfirmuara zyrtarisht. Nga ana tjetër, Brusa Karlo Alberto, avokati i Frank Riberi, ka reaguar duke i mohuar kategorikisht pretendimet dhe duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Sipas avokatit, mbrojtja ligjore e ish-futbollistit do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj çdo përpjekjeje për ta lidhur emrin e Riberi me akuza të pabazuara, duke theksuar se përmendja e tij në dokumente nuk përbën provë faji.

Publikimi i dokumenteve të rastit Epstein ka nxitur reagime të shumta dhe diskutime ndërkombëtare, ndërsa autoritetet dhe palët e përfshira pritet të sqarojnë më tej përmbajtjen dhe peshën ligjore të materialeve të bëra publike.

frenk riberi legjenda franceze jeffrey epstein

Lini një Përgjigje