TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2026, 18:32

Fitore me përmbysje në Kupë, Egnatia mposht Teutën në mes të Durrësit dhe afrohet me gjysmëfinalen

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me përmbysje në Kupë, Egnatia mposht Teutën në

Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Teutës, duke triumfuar 2-1 me përmbysje në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Takimi u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të, kur Arifi realizoi golin e epërsisë për Teutën. Reagimi i Egnatias nuk vonoi dhe në fundin e pjesës së parë, Adjessa barazoi shifrat, duke e mbyllur 45-minutëshin e parë në baraspeshë.

Kur gjithçka po shkonte drejt një rezultati të barabartë, ishte Kryeziu ai që vendosi fatin e ndeshjes. Në minutën e 91-të, mesfushori lëshoi një goditje të saktë, duke i dhënë Egnatias golin e fitores dhe përmbysjen e madhe.

Me këtë sukses, Egnatia hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 4 mars, në Rrogozhinë, ku do të përcaktohet edhe ekipi që do të avancojë më tej.

egnatia teuta kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje