TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2026, 16:00

Historia dramatike që po ndodh me ish-futbollistin e Junajtid, Rio Ferdinand përfundon në karrige me rrota

Shkruar nga Pamfleti

Historia dramatike që po ndodh me ish-futbollistin e Junajtid, Rio

Ish-futbollisti i njohur anglez, Rio Ferdinand, ka treguar se po përballet me pasoja serioze shëndetësore pas përfundimit të karrierës profesionale. Në një intervistë për Men’s Health UK, 47-vjeçari rrëfen se lëndimet e shumta, veçanërisht problemet me shpinën, vazhdojnë ta shqetësojnë dhe e detyrojnë herë pas here të shtrohet në spital apo të përdorë përkohësisht karrocë me rrota.

Ferdinand shpjegon se për rreth gjashtë vite gjatë karrierës ka luajtur nën ndikimin e pilulave dhe injeksioneve për të përballuar dhimbjet, gjë që ka ndikuar negativisht në shëndetin e tij afatgjatë. Sipas tij, krizat e dhimbjes shfaqen papritur dhe janë të forta, duke kufizuar ndjeshëm lëvizshmërinë.

Pavarësisht se ka ndryshuar stilin e jetesës dhe është zhvendosur në Dubai për të ndjekur metoda të reja kujdesi trupor, ish-mbrojtësi pranon se duhet të jetojë me këtë realitet të vështirë, si pasojë direkte e traumave të pësuara gjatë viteve në futbollin e nivelit më të lartë.

rio ferdinand ish-futbollisti anglez

Lini një Përgjigje