TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2026, 15:39

Vllaznia i tregon forcën Bylisit në Kupë, shkodranët fitojnë ndeshjen e parë çerekfinale

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia i tregon forcën Bylisit në Kupë, shkodranët

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Bylisit, duke triumfuar 0-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 28-të nga Lirim Kastrati, i cili realizoi nga pika e penalltisë. Nga ana tjetër, skuadra e Bylisit pati dy momente protestash për vendime arbitrale, duke kërkuar penallti në dy raste.

Me këtë rezultat, Vllaznia afrohet me kualifikimin në gjysmëfinale, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 4 mars në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

 

vllaznia bylis kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje