
Shqipëria do të nisë nesër rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, të përfaqësuar nga katër skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. I pari që do të garojë është Denni Xhepa, i cili më 11 shkurt do të marrë pjesë në disiplinën Super-G në Bormio.
Xhepa do të vijojë më pas garat në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe në Slalom më 16 shkurt. Më 15 shkurt, Lara Colturi dhe Semire Dauti do të konkurrojnë në Slalomin Gjigant në Cortina D’Ampezzo, ndërsa më 18 shkurt, në garën e Slalomit, do të zbresin në pistë të tre vajzat shqiptare: Colturi, Brunga dhe Dauti.
Garat e sportistëve shqiptarë zhvillohen në periudhën 11–18 shkurt, në pistat e Bormios dhe Cortina D’Ampezzos, duke shënuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë edicion të Olimpiadës Dimërore.
Kalendari i plotë i garave të sportistëve shqiptarë në 'Milano Cortina 2026':
Më 11 shkurt: Denni Xhepa do të jetë në garën e Super Gjigandit që starton nga ora 11:30 në Bormio.
Më 14 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant që starton në orën 11:30 në Bormio.
Më 15 shkurt: Lara Colturi dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigand në orën 10:00 dhe lëshimi i dytë në 13:30 (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.
Më 16 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit në orën 10:00 në Bormio.
Më 18 shkurt: Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën Slalomit në orën 10:00 dhe 13:30 lëshimi i dytë (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.
Lini një Përgjigje