
Pas 120 minutave lojë, Shkëndija është mundur 4-1 nga Ludogorets dhe është eliminuar në play-off, duke qenë shumë afër grupeve të Ligës së Europës. Kuqezinjtë e Tetovës kishin fituar 2-1 në ndeshjen e parë dhe me të njëjtin rezultat përfundoi edhe koha e rregullt në sfidën e sotme, por në shtesë bullgarët gjetën golin e avantazhit.
Vendasit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 9, ku Edvin Kurtulus u tregua i saktë me goditjen e tij, pasi tentativa e parë nga shoku i skuadrës u ndal nga portieri i kuqezinjve të Tetovës, Gaje.
Në minutën e 24, Çoçev dyfishoi shifrat për miqtë. Pjesa e parë u mbyll me shfirat 2-0 për Ludogorets. Në pjesën e dytë, Tamba shënoi për Shkëndijën në minutën e 64, pas asistit të Besart Ibraimit. Rezultati mbeti i njëjtë deri në fund të kohës së rregullt, ndaj ekipet iu drejtuan shtesës prej 30 minutash.
Në minutën e tetë të shtesës, vendasit gjetën golin e tretë me Tekpeti, i cili shënoi nga distanca, ku padyshim portieri i Shkëndijës, mund të bënte më mirë dhe të shmangte golin. Ludogorets shënoi dhe golin e katërt në fund të ndeshjes.
Pavarësisht humbjes, Shkëndija tashmë do të luajë për herë të parë në grupet e Ligës së Konferencës, duke iu bashkuar Dritës, e cila u mundi me rezultatin 0-1 Diferdanzhin.
Lini një Përgjigje