TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2024, 22:59

Liga e Europës/ Mançester Junajtid “likuidon” PAOK, Lacio hedh 'knock out' Porton në fund; Ajaksi ‘bën manita’ në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Mançester Junajtid “likuidon” PAOK,

Përfundojnë ndeshjet e raundit të 4 të Ligës së Europës. Pas shkarkimit të Erik Ten Hag, Mançester Junajtid vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive. “Djajtë e Kuq” kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 grekët e PAOK. Heroi i skuadrës  angleze ishte Dialo me dy golat e realizuar në minuitat 51 dhe 77.

Lacio dhe Porto nuk kanë shkuar më shumë se barazimi. Ndeshja e luajtur në “Olimpico” është mbyllur me fitoren e Lacios në minutën e fundit me rezultatin 2-1. Romanjoli kaloi italianët në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa “Dragojtë” barazuan me Eustakio në minutën e 66 të takimit. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Pedro mendoi për t'i dhënë fitoren dhe 3 pikët kryeqytetasve. 

Ajaksi shkatërroi me “manita” 5-0  Makabin e Tel Avivit. Traore në minutën e 14, Tejlor 13 minuta më vonë, Godts në minutën e 39, Brobi në minutën e 61 dhe  Fic Xhim në minutën e 69 ishin autorët e golave për ekipin holandez.

Në ndeshjet e tjera, Alkmar mposhti 3-1 Fenerbahçen, Ferencvarosh shkatërroi 0-4 Dinamon e Kievit, Hofenhajmi dhe Lioni u ndanë në barazim 2-2. Viktoria Plzen mposhti Real Soiciedad me rezulatatin 2-1.

mançester junajtid lacio porto ajaks liga e konferencës

Lini një Përgjigje