Liga e Europës mbylli raundin e parë të fazës së ligës mbrëmjen e sotme me 7 ndeshje që prodhuan rezultate interesante.
Vëmendja kryesore ishte në Holandë e Itali aty ku Ajaksi e Roma prisnin në shtëpi Beshiktashin dhe Bilbaon. Holandezët ‘shpartalluan’ me rezultatin e thellë 4-0 turqit, ndërsa verdhekuqtë u ndalën në një barazim 1-1.
Lioni fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Olimpiakosit, ndërsa një triumf bindës arriti edhe Steaua e Bukureshtit përballë Riga duke e mposhtur 4-1.
Barazim dramatik në Gjermani mes Frankfurtit dhe Viktoria Plzen ku çekët shënuan 2 gola në minutat e fundit duke balancuar rezultatin në 3-3. Emocione edhe në Portugali, aty ku Braga përmbysi vetëm në minutat e fundit Makabi Tel Avivin duke shënuar 2 gola, një në minutën e 88 dhe tjetri me penallti në aksionin e fundit.
Lini një Përgjigje