
Leverkuseni do të përballet me Bajernin e Mynihut në fundjavë, në një ndeshje që mund të thotë shumë për titullin kampion. Në prag të këtij takimi, mesfushori shqiptar i “aspirinave”, Granit Xhaka ka thënë se skuadra është gati për maksimumin.
“Një lojë në Mynih kundër Bajernit është gjithmonë diçka e veçantë dhe ne po e presim me padurim.
Sigurisht që ne e dimë sa potencial ka Bajerni dhe çfarë idesh të reja do të sjellë trajneri i ri Vinsent Kompani në lojën e skuadrës. Ne sigurisht kemi analizuar ndeshjet e Bajernit dhe kemi parë se shumë gjëra funksionojnë shumë mirë për të.
Duam të jemi sa më gjatë në krye. Sigurisht që kemi synimet tona. Kemi bërë progres shumë të mirë vitin e kaluar dhe do të vazhdojmë tutje. Ne do të fokusohemi ndeshje pas ndeshje. Kemi një bllok prej tri deri në katër ndeshje, për të cilat trajneri flet gjithmonë. Tani ndeshja e radhës është kundër Bajernit të Mynihut dhe ne duam t’i ngacmojmë pak bavarezët – njësoj si sezonin e kaluar” – tha ai.
Lini një Përgjigje